Numri i të shëruare sot nga Coronavirusi tejkalon atë të infektuarve

Prishtinë | 18 Kor 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot janë shëruar 171 persona nga Covid-19; ndërsa janë regjistruar edhe 145 raste të reja.

Që nga data 3 korrik, numri i personave të infektuar ka qenë shumë më i lartë sesa numri i personave të shëruar.

Ndërsa tani për herë të parë pas 15 ditësh, numri i personave të shëruar e tejkalon atë të të infektuarve.

“Numri total i rasteve pozitive 3.178 raste nga 24.575 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 58 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

“Sot më 03 korrik 2020, janë shëruar 117 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.824 raste, kurse raste aktive 1.296”.

“Rastet pozitive janë nga: komuna e Ferizajt 35 raste, komuna e Prishtinës 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 raste, komuna e Pejës 9 raste, komuna e Vushtrrisë 9 raste, komuna e Prizrenit 8 raste, komuna e Gjakovës 7 raste, komuna e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme