“Ra ky mort e u pamë”! Doli çështja e manipulimit me listat e veteranëve për të hedhur në qendër të debatit kalbjen e sistemit të drejtësisë. Ky sistem, siç dihet dhe siç po del publikisht, është krejtësisht nën ndikimin e politikës ditore dhe grupeve kriminale. Nuk ka rrugë tjetër, përveç që me politikë të re, të krijohet shpresë e re, dhe ky sistem të rregullohet. Duhet presion qytetarë në institucione që në krye të agjendës së reformës në drejtësi të vendoset vettingu.
Vetting, në të gjitha nivelet e drejtësisë, qoftë në prokurori, qoftë në gjyqësi, por gjithashtu edhe në polici.
E sa i përket punës së veteranëve, dhe argumentimeve dhe debateve për numrat dhe kategoritë. Shpeshherë po mjegullohet opinioni me faktin e ndarjes në ata që kanë marrë pjesë dhe në ata që kanë ndihmuar. Nuk munden të dy kategoritë të futen në një kategori, atë të veteranit luftëtar.
Është kategoria tjetër, ajo që e rregullon këtë çështje, ajo e veteranit pjesëtar. Realisht, për t’i dhënë luftës karakter popullor, çfarë e ka pasur, numri i veteranëve pjesëtarë, është dashur të jetë, pse jo deri në 300-400.000.
Përderisa i atyre luftëtarë, jo asnjëherë, më shumë se 20-25.000 (edhe kjo shifër me kritere goxha fleksibile).