Nura i PDK-së: Jemi gati për zgjedhje, tashmë është urgjente shkuarja në to

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Jakup Nura, thotë se subjekti i tij politik, është i gatshëm të shkoj në zgjedhje.

‘’PDK gjithherë e ka treguar gatishmërinë me shkuar në zgjedhje të parakohshme’’ deklaron ai.

Nura, thotë se tashmë në këtë kohë është urgjente shkuarja në zgjedhje.

‘’Unë thash se ne jemi gati për zgjedhje, në çdo moment, kemi qenë edhe para një viti por tashmë është urgjente me shkuar në zgjedhje’’ shton ai.

Ai është tejet insistues për shkuarjen në zgjedhje, duke thënë se nuk mund diskuton më shumë për këtë.

‘’Nuk mund të diskutoj më shumë, sa më pare që është e mundshme duhet me shkuar në zgjedhje’’ përfundon ai për FrontOnline.

Të ngjashme