Nushi: Kurti ua ndali shtesat pensionistëve, po ua paguan polisën mërgimtarëve

Prishtinë | 22 Qer 2021 | 18:40 | Nga Ekonomia Online

Nol Nushi nga PSD-ja ka thënë se as mërgimtarët s’do të pajtoheshin me vendimin e kryeministrit të vendit, Albin Kurti që t’ia paguajë polisën e sigurimit teksa u ka ndalur shtesat prej 30 euro pensionistëve të Kosovës.

“Ndalim shtesat prej 30 euro per pensionistet ne Kosove ne krizen me te madhe ekonomike, por ua paguajme polisen e sigurimit 15€ per mergimyaret qe kane standard disa here me te larte te jetes. Jam i sigurte qe me kete vendim, as mergimtaret nuk pajtohen”, shkroi ai në Facebook.

Qeveria Kurti sot ka marr vendim që të paguajë polisën e sigurimit për mërgimtarët që vijnë në Kosovë nga data 1 korrik 2021 deri në fund të vitit.

Të ngjashme