Sekretari Organizativ i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi i tha Ekonomia Online se qëndrimi i kryeministrit, Albin Kurti ndaj të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, është arsyetim që po ia jep mbështetësve për dështimin dhe kapitullimin në negociata.
Nushi foli edhe për deklarimet e Kurti, i cili tha se në rast të zgjedhjeve të reja opozita do të zhdukej. Ai shtoi se një gjë e tillë është vështirë që të ndodh.
“Unë e kam quajt edhe magjistar, kemi pa figura të ndryshme politike dikur i ka shajtë shumë, sot i lavdëron, Lajçaku është e kundërta dikur e ka lëvduar shumë, sot e shanë, pra Kurti është instrumental, të gjithë atij i kanë faj ky është i pafajshëm dhe i pagabueshëm”.
“…kjo është mënyrë ironike për qasje sepse nuk ka mundësi të takohesh mbi 30 herë me Lajçakun përgjatë dy vite e gjysmë, Besnik Bismlimi 50 herë është taku me Lajçakun përgjatë kësaj kohe dhe nuk mund ta kuptojmë qysh në fund të negociatave ai të ia mbajë anën Serbisë, unë mendoj që është një arsyetim që po ia jep mbështetësve të vet për dështimin e tij dhe kapitullimin e tij në negociata”.
“Kjo është dëshirë e Kurtit, absolutisht dëshirë e Kurtit ne jemi dëshmi që është zor me e zhduk një opozitë, sepse opozitën e bëjnë të gjallë pikërisht veprimet e kësaj Qeverie, veprime shtytëse, veprimet populiste kanë me mbajtur shpirtin opozitar gjallë, ne i kemi rezistuar edhe pushteteve shumë më të egra se Kurti kështu që ajo është ëndërr e Kurtit të cilën nuk guxojmë ne si shoqëri me e lënë me u realizuar”.