Nxënësit kërkojnë drejtësi për Aulon Zekën, bllokojnë rrugët

Prishtinë | 20 Sht 2017 | 16:07 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nxënës të shkollave të mesme kanë marshuar në rrugët e Prishtinës për të kërkuar drejtësi për 16-vjeçarin, Aulon Zeka, i vrarë të shtunën.

Gjatë këtij marshi ata kanë brohoritur “Drejtësi për Aulonin”. Ata janë ulur disa herë në rrugë duke bllokuar kështu për disa minuta qarkullimin e veturave.

Fatlum Batatina, shok i Aulon Zekës, paralajmëroi se do të vazhdojnë me protesta derisa të zgjidhet rasti i vrasjes së 16-vjeçarit. Marshi u përcjell nga Policia e Kosovës.

“Ne nuk do të lejojmë që drejtësia të shkoj në Kosovë siç ka shkuar deri më tani. Askush nga personat kompetentë për zbardhjen e rastit të Aulonit deri më tani nuk ka dalë dhe nuk na ka thanë asnjë fjalë për atë se çfarë është duke u bërë me vrasësin e Aulonit”.

Dy të dyshuarit për vrasjen e  Aulonit, me kërkesë të prokurorisë janë dërguar në paraburgim prej 30 ditësh.

Të ngjashme