Komuna e Kamenicës ka vendosur që nga nesër nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kombit” të rikthehen në bankat shkollore.
Ky vendim erdhi nga kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati, ku nga data 3 shkurt fillon mësimi në klasa për këtë shkollë.
Njoftimi i plotë:
Nga nesër ndërpritet mësimi online dhe fillon mësim i rregullt në shkollën “Dëshmorët e Kombit”.
Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati, ka marrë vendim që të ndërpritet mësimi online në shkollën “Dëshmorët e Kombit”.
Me anë të këtij vendimi mësimi i rregullt në këtë shkollë do të filloj prej datës 03.02.2021.