Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë sot një video në rrjetet sociale ku shfaqen nxënësit e shkollave teksa në orën e parë të mësimit të gjithë me dorë në zemër këndojnë “Himnin e Flamurit”.
Kjo ishte një nga direktivat e kryeministrit për ta bërë traditë këndimin e himnin çdo fillim jave në shkollat e vendit.
Qëllimi i këtij vendimi është forcimi i ndjenjës patriotike tek brezi i ri.
“Dhe me këtë video për traditën e re të së hënës shkollore, “rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë e një qëllim”, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.