OAK kërkon nga MBPZHR që të procedojë sa më parë Projektligjin për Pyjet

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 08:41 | Nga Ekonomia Online

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) e përshëndet iniciativën e ndërmarrë nga ana e Ministri i Bujqësisë, Pyjeve dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ nr.10/2010 me të cilin është rregulluar kufizimi i hapësirës prej 5 ha duke u rritur në deri 20 ha si dhe kufizimi i kohëzgjatjes së licencave nga 5 vite rritet në përputhje me licencat e lëshuara nga KPMM.

Njëkohësisht OAK kërkoi që të iniciohet edhe ndryshim plotësimi i udhëzimeve të tjera të adresuara tash e një kohë tek MBPZHR, e që kanë të bëjnë me uljen e kostos së qirasë nga 2000 euro për ha në vit dhe të trajtohet çështja e sigurimeve bankare, pasi që momentalisht bizneset sipas OAK detyrohen të paguajnë dy garancione të ndryshme bankare për të njëjtën hapësirë, duke iu krijuar shpenzime të dyfishta për operatorët ekonomik.

Mustafa falënderoi OAK për takimin dhe njoftoi që janë duke punuar që të procedojnë Projektligjin për Pyjet i cili do të trajtojë dhe zgjidhë shumë probleme të bizneseve, andaj u shpreh i hapur për të bashkëpunuar edhe më tej për krijimin e lehtësirave të operimit për bizneset.

Të ngjashme