Pas situatës së krijuar lidhur me përfaqësimin e avokatëve me ID- kartela të cilave u ka skaduar afati i përdorimit më datë 31.12.2019 dhe rrjedhimisht nuk janë të vlefshme, Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se më datë 31 dhjetor 2019, u ka dërguar njoftim/email të gjithë Avokatëve të Republikës së Kosovës, duke i njoftuar […]
OAK-u sqaron se avokatët i ka njoftuar me kohë për ID – kartelat

Pas situatës së krijuar lidhur me përfaqësimin e avokatëve me ID- kartela të cilave u ka skaduar afati i përdorimit më datë 31.12.2019 dhe rrjedhimisht nuk janë të vlefshme, Oda e Avokatëve të Kosovës ka njoftuar se më datë 31 dhjetor 2019, u ka dërguar njoftim/email të gjithë Avokatëve të Republikës së Kosovës, duke i njoftuar që ID Kartelat janë të gatshme dhe pajisja me to do të bëhet nga data 3 janar 2020.
Njoftimin e dërguar e gjeni të poshtëshënuar:
I.
|
II.
Gjithashtu me datë 10.01.2020 OAK ka RINJOFTUAR avokatet si ne vijim:
“Të
nderuar avokatë,
Siç ju kemi njoftuar OAK është pajisur me ID kartela dhe Afatore për ju, dhe
rrjedhimisht sa për të ju përkujtuar se institucionet e sistemit të drejtësisë,
po ashtu edhe Policia dhe Qendrat e Paraburgimit do të ju lejojnë
përfaqësimin/vizitat me ID kartela të vitit paraprak deri me 15 janar
2020.
Për të mos hasur në vështërsi në ushtrimin e punës tuaj, ju lutem pajisuni
me ID kartela të reja, duke ju përkujtuar se pagesa e anëtarësisë është ajo që
ka qenë.
OAK ju uron punë të mbarë!
Me respekt,
Oda e Avokatëve të Kosovës”
Për informimin tuaj, ID – Kartelat janë valide nga 01 Janar- deri në 31 Dhjetor të çdo viti. Të njëjtat ripërtërihen, për vitin pasues ku avokatët paguajnë anëtarësinë vjetore dhe paisen me ID-në për vitin vijues. ID kartelat që avokatët i kanë paraqitur dhe me të cilat nuk janë lejuar të përfaqësojnë, janë të skaduara më datë 31 Dhjetor 2019 e që për të vërtetuar legjitimitetin e të qenurit avokat duhët të jenë të pajisur me ID- kartelen valide.
OAK, i falënderon institucionet e sistemit të drejtësisë KGJK, KPK, Policinë dhe Qendrat Korrektuese për mirëkuptimin dhe konsideratën që kanë pasur dhe i kanë lejuar avokatët të prezantojnë pa ID kartela jo valide deri me datë 15 janar 2020.











