Obaman se lë gruaja të marrë një post në administratën Biden: Po e pranova, më lë Michelle

Prishtinë | 16 Nën 2020 | 09:05 | Nga Ekonomia Online

Ish-presidenti Barack Obama nuk do ta pranojë një vend në administratën e presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Në një intervistë sot për CBS, duke iu përgjigjur pyetjes se si do ta ndihmojë Biden kur ai të marrë detyrën në janar, ai tha se Biden nuk ka nevojë për këshillën e tij.

“Unë do ta ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme. Nuk e kam ndërmend të filloj papritmas të punoj si një anëtar i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë ose diçka si kjo,” tha Obama.

I pyetur nëse do të merrte parasysh një post në administratë, ai tha se nuk do të bënte kurrë disa gjëra pasi gruaja e tij Michelle do ta linte menjëherë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme