Obiliq, e mitura sulmon një grua

Prishtinë | 07 Maj 2021 | 10:15 | Nga Ekonomia Online

Të enjten në Obiliq një e mitur dyshohet se e ka sulmuar një grua.

Policia ka njoftuar se e mitura është intervistuar në praninë e prindit, dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se e dyshuara e mitur femër kosovare ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktimës  i është ofruar tretman mjekësor. Ndërsa  e dyshuara e mitur në prezencë të prindit është  intervistuar dhe më pas me vendim të  prokurorit lirohet në  procedurë  të  rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka shtuar se janë duke e hetuar rastin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme