Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Urbanizmit, Fatmir Berbatovci, takuan sot përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kompanisë projektuese.
Në këtë takim, u diskutua për realizimin e projektit të ndërtimit të qendrës së regjistrimit civil.
Kryetari i komunës, Xhafer Gashi, kërkoi nga kompania projektuese që të jetë bashkëpunuese gjatë realizimit të këtij projekti, gjithashtu shprehi gatishmërinë e komunës për të ofruar gjithçka që është në kompetencë të saj për t’i shërbyer realizimit të suksesshëm të këtij projekti kapital.
Në fund, u pajtuan që ditëve në vijim të bëhet vënia e gurthemelit të këtij objekti.