Kryetari i Komunës së Obiliqt, Xhafer Gashi, ka njoftuar se Komuna do t’i përfitojë 49 milionë euro nga renta minerare
“Ministria e Financave, sot në Qarkoren Buxhetore 2019/02, njoftoi se nga viti 2019, Ligji për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit është krijuar mekanizmi për transferimin e pranimeve nga renta minerale”, ka shkruar Gashi, në faqen e tij në Facebook.
“Buxheti për komunën tonë në vitin 2019 do të rritet plus 4,972.124€”.
Gashi në njoftim uroi qytetarët e Komunës dhe falënderoi Qeverinë, Ministrinë dhe institucionet tjera që kontribuan.