Katër objekte që janë duke u ndërtuar në Mitrovicë, të cilat financohet me mjetet e BE-së, nuk do të përfundojnë deri në prill të këtij viti.
Kështu kanë deklaruar anëtarët e Komitetit drejtues të projekteve që BE-ja i financon në komunën e Mitrovicës, gjatë një takimi që kanë pasur me të parin e Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Ata e kanë treguar gjendjen aktuale për secilin objekt, respektivisht për punët që janë duke u kryer e siç thanë ata janë punët përfundimtare.
Sipas tyre, katër objekte që janë në përfundim e sipër në Mitrovicë, të cilat financohen nga BE-ja, nuk do të përfundojnë deri në prill por që projektet janë të gatshme për testim dhe pranim përmes komisioneve të përbashkëta, të Komunës së Mitrovicës, të BE-së dhe të punëkryesve.
Një problem për të cilin diskutuan kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe anëtarët e Komitetit drejtues të projekteve të BE-së është formimi i kompanisë purlbike, e cila do të menaxhojë me objektin multifunksional, pasi që Ministria përkatëse ende nuk i ka kthyer përgjigje Komunës lidhur me kërkesën për formimin e kompanisë së re.
Për pasojë, siç thanë anëtarët e Komitetit dhe vetë krytari Bahtiri, nuk ka mundur të bëhet as pranimi i stafit që do të punonte në objekt. Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se shperson se ky problem do të zgjidhet sa më shpejt.