Kështu duket veriu i Mitrovicës, pak orë para ardhjes së Vuçiqit

Prishtinë | 08 Sht 2018 | 10:14 | Nga

Në veriun e Mitrovicës kanë filluar përgatitjet për ardhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në Republikën e Kosovës.

E gjithë ajo pjesë veriore e qytetit të Mitrovicës është mbushur me flamuj të Serbisë dhe me billborde me mbishkrime “Mirë se vini, President”.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot e fillon vizitën e tij dy ditore në Republikën e Kosovës. Ai fillimisht do të shkojë në Zubin Potok, ndërsa vizitën e tij pritet që ta përmbyllë me një fjalim në sheshin e quajtur ‘Shumadija’ në veriun e Mitrovicës të dielën.

Kjo vizitë e Vuçiq në Kosovë vjen pas takimit të dështuar në Bruksel me Thaçin dhe ndalesë së shumë diskutuar për ndalesën që presidenti serb ta vizitojë Liqenin e Ujmanit.

Kujtojmë se mbrëmë vonë Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka konfirmuar se Vuçiqit i është lejuar edhe vizita në Liqenin e Ujmanit pas presionit të BE-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme