Pllakë përkujtimore për Oliver Ivanoviqin në Mitrovicën Veriore

Mitrovicë Veriore | 23 Shk 2018 | 12:33 | Nga

Është zbuluar pllaka përkujtimore e liderit të Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq në vendin ku u vra, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Në pllakën përkujtimore, së bashku me fotografinë e Ivanoviqit dhe datën e vrasjes, është shënuar edhe një citat i një prej deklaratave të tij.

Disa anëtarë të familjes së Ivanoviqit, si dhe kolegë dhe miq , morën pjesë në zbulimin e kësaj pllake, raporton Radio Kim, transmeton Klan Kosova.

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, u vra më 16 janar para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore.

Të ngjashme