Objekti i vjetër i MMPS-së i lihet Zyrës së BE-së

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 16:18 | Nga

Sot Ministria e Administratës Publike, në bashkëpunim me Zyrën e Bashkimit Evropian në  Kosovë, bashkë me Ministrinë e Punës dhe Mirqenies Sociale, ka realizuar ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit, memorandum ky i nënshkruar nga ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica.

Në bazë të marrëveshjes ndërtesa e MMPS-së (objekti i vjetër i MMPS) zyrtarisht iu dorëzua Zyrës së Bashkimit Evropian në Prishtinë.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale është vendosur në ndërtesën e ish-Aneksit të EULEX-it, ndërsa Departamenti i Pensioneve në aneksin e ndërtesës së ish- Bankës së Lubjanës.

Palët konfirmuan se bashkëpunimi i ndërsjellë do të vazhdojë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme