Ekonomia Online
FUNDIT

O’Brien takon Maçedoncin, thotë se SHBA mbështet FSK-në si forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike

O’Brien takon Maçedoncin, thotë se SHBA mbështet FSK-në si forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike

Ndihmëssekretari i Shtetit amerikan për Europë dhe Euroazi, Jim O’Brien, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maçedoncin. Me një dedikim në platformën X, shoqëruar edhe me një fotografi, O’Brien rikonfirmon partneritetin e SHBA-së me Kosovën veçanërisht në aspektin e sigurisë, transmeton klankosova.tv. ”Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa ajo […]

Ndihmëssekretari i Shtetit amerikan për Europë dhe Euroazi, Jim O’Brien, ka takuar sot ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maçedoncin.

Me një dedikim në platformën X, shoqëruar edhe me një fotografi, O’Brien rikonfirmon partneritetin e SHBA-së me Kosovën veçanërisht në aspektin e sigurisë, transmeton klankosova.tv.

”Ne e mbështesim Forcën e Sigurisë së Kosovës ndërsa ajo kalon në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO-ja, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile. Jam i lumtur që takohem sot me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedoncin, dhe rikonfirmojmë partneritetin tonë me Kosovën”.

We support the Kosovo Security Force as it transitions to a multi-ethnic, professional, NATO-interoperable, territorial defense force, subject to civilian oversight. Great to meet Kosovan Minister of Defense @EjupMaqedonci today & reaffirm our partnership with Kosovo ??. pic.twitter.com/9rL4odVgMe

— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) December 13, 2023

Të ngjashme