OBSh-ja beson se Coronavirusi ka origjinën nga lakuriqët në Kinë

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 15:32 | Nga Ekonomia Online

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh), tha të martën se të gjitha provat në dispozicion tregojnë se koronavirusi ka prejardhjen prej kafshëve në Kinë, saktësisht prej lakuriqëve dhe se nuk është nxjerr në ndonjë laborator.

Presidenti Donald Trump, ka thënë javën e kaluar se Qeveria është duke u munduar të përcaktojë në qoftë se virusi është prodhuar në një laborator në qytetin e Kinës në Wuhan, ku pandemia e koronavirusit u shfaq në dhjetor të viti të shkuar, raporton Reuters.

‘’Nuk është e qartë se si virusi ka kaluar prej kafshëve te njerëzit, mirëpo ka qenë një ndërveprim mes njerëzve dhe kafshëve’’, tha zëdhënësja e OBSH-së, Fadela Chaib.

Instituti i virologjisë në Wuhan i ka hedhur poshtë thashethemet për sintetizimin e virusit.


Sa i përket vendimit të Donald Trump për suspendimin e financimit të OBSH-së, me arsyetimin se nuk po e kryen punën e saj si organizatë në këtë, Chaib, tha: ‘’Ne jemi ende duke e vlerësuar situatën për njoftimin e Presidentit Trump dhe se do të bashkëpunojmë me partnerët tanë për të mbushur boshllëqet. Është me rëndësi që ne të vazhdojmë të bëjmë atë që bëjmë, jo vetëm për Covid-19’.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme