OBSh-ja cakton dy gra për ta drejtuar panelin pandemik

Prishtinë | 10 Kor 2020 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Në Amerikë është shënuar një shifër tjetër rekorde me rreth 62 mijë  raste të reja me koronavirus.

Tashmë SHBA-ja numëron mbi 3.2 milionë të infektuar, derisa  është rritur edhe numri i viktimave  ku në tre ditët e fundit u regjistruan  mbi 900 të vdekur.

Me valë të dytë të infektimeve po përballen dhe shumë vende evropiane të cilat hoqën kufizimet për parandalimin e bartjes së virusit që nga qershori.

E kjo situatë e ka shqetësuar kreun e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e cila krijoi një panel nga dy lidere botërore qe u treguan të suksesshme në luftimin e pandemisë.

Ky panel do të vlerësojë edhe reagimin e vetë Organizatës Botërore të Shëndetit në trajtimin qe i ka bërë pandemisë  qysh nga fillimi i përhapjes së virusit.

Të ngjashme