OBSH nesër i dhuron Kosovës pajisje dhe produkte mjekësore

Prishtinë | 13 Jan 2021 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me Gjermaninë, gjatë ditës së nesërme do t’i dhuroj Kosovës s’i donacion pajisje dhe produkte mjekësore.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri është thënë se pranimi i donacionit do të bëhet nesër në orën 13:00.

Njoftimi i plotë:

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë do t’i dhurojnë donacion: pajisje dhe produkte mjekësore, në vlerë prej 2.17 euro për Ministrinë e Shëndetësisë/Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Me rastin e pranimit të këtij donacioni, të enjten, më 14 janar 2021, në ora 13:00 në ndërtesën e Administratës Qendrore të SHSKUK-së (salla e konferencave) së do të mbahet një takim me donatorët e kësaj asistence mjekësore.

Të pranishëm në këtë ceremoni falënderimi do të jenë të pranishëm: Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë; z. Jorn Rohde, Ambasador i RF të Gjermanisë në Kosovë; znj. Ulrike Richardson, Koordinatore për Zhvillim (Kombet e Bashkuara) në Kosovë dhe dr. Isme Humolli nga Zyra e OBSH-së në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme