Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala e ka pritur në takim ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell.
Ambasadori O’Connell ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim, duke u interesuar për cilësinë e ajrit në Kosovë dhe për hapat që i ka ndërmarr MMPH për këtë problem.
Ministri Shala e informoi hollësisht ambasadorin britanik për planin dhe përgjegjësitë institucionale, si dhe për hapat konkretë që i ka ndërmarr ministria që drejton për përmirësimin e cilësisë së ajrit në Prishtinë.
Shala dhe O’Connell u dakorduan për të vazhduar thellimin e bashkëpunimit reciprok.