O’Connell mbështet Havollin në përpjekjet për luftimin e korrupsionit

Prishtinë | 31 Jan 2017 | 14:45 | Nga

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli priti sot në një takimin njoftues Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Ruairí O’Connell.

Në këtë takim Havolli e njoftoi diplomatin britanik mbi punën që po bën Agjencia Kundër Korrupsionit, të arriturat e saj, por edhe për prioritetet dhe sfidat me të cilat po përballen drejt ndërtimit të një mekanizmi efikas në luftimin e korrupsionit.

Ai me këtë rast vuri theksin te përpjekjet e Agjencisë në forcimin e politikave dhe kuadrit ligjor kundër korrupsionit si një hallkë e rëndësishme në ndërtimin e një shteti të së drejtës.

Havolli ka falënderuar O’Connell për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Britanisë së Madhe në krijimin e një klime anti-korrupsion në Kosovë dhe në fuqizimin e rolit të Agjencisë në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar këtë dukuri që po rëndon mbi shoqërinë kosovare.

Nga ana e tij ambasadori O’Connell i ka garantuar Havollit mbështetjen e pa rezervë në punën dhe angazhimet e Agjencisë në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit dhe shprehi gatishmërinë e Ambasadës së Britanisë së Madhe për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit të politikave efikase kundër korrupsionit dhe përmbushjen me sukses të misionit dhe objektivave të saj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme