Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connel, ka shkruar me rastin e një vjetorit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq. O’Connell tha se familja e tij meriton drejtësi dhe njerëzit meritojnë të jetojnë pa frikë nga dhuna, pavarësisht nga pikëpamjet politike të tyre, transmeton EO. “Është një vit që kur Oliver Ivanoviç u vra. Familja […]
O’Connell për vrasjen e Ivanoviq: Njerëzit meritojnë të jetojnë pa frikë

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connel, ka shkruar me rastin e një vjetorit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.
O’Connell tha se familja e tij meriton drejtësi dhe njerëzit meritojnë të jetojnë pa frikë nga dhuna, pavarësisht nga pikëpamjet politike të tyre, transmeton EO.
“Është një vit që kur Oliver Ivanoviç u vra. Familja e tij meriton drejtësi. Njerëzit meritojnë të jetojnë pa frikë nga dhuna, pavarësisht nga pikëpamjet e tyre politike. Presim që autoritetet e Kosovës do të marrin masa serioze për të siguruar drejtësinë”, ka shkruar O’Connell.
https://www.facebook.com/ruairi.oconnell.71/posts/787398261612496











