Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka thënë se është folur shumë sa i përket luftimit të korrupsionit, por që mungojnë rezultatet.
Sipas tij, lufta kundër kësaj dukurie duhet të jetë permanente, raporton Ekonomia Online.
“Nuk ka luftim të korrupsionit të profit të lartë profili i lartë është i paprekur deri më tani ende nuk kemi një aktgjykim vendimtarë për një rast të profilit të lartë pa kusht”.
“Kemi folur shumë për luftimin e korrupsionit , vet zyrtarët e lartë të sistemit gjyqësor pranojnë se rezultatet mungojnë se lufta kundër korrupsionit duhet të jetë permanentë. Kosova ka një shtet por duhet të bëhet shtet me një sundim të fortë të ligjit”.
Këto komente britaniku i bëri në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me temën “Luftimi i korrupsionit, pa kontroll të gjyqësorit”.
Sipas tij, është bë fenomen që shumë raste nëse shkojnë në gjykata mbyllen në mungesë të provave ose edhe kur ka prova nuk shkojnë fare në gjykatë,
“Ju mund të bëheni shembull që korrupsioni të jetë i papranueshëm. Nuk ka kontroll në gjyqësor. Është bë fenomen fatkeqësisht nëse shkojnë në gjykata mbyllen në mungesë të provave ose ka raste që ka prova, por nuk shkojnë fare në gjykatë”.
“…duhet edhe llogaridhënës andaj edhe qytetarëve duhet të iu sigurohet qasje në dokumente publike gjyqtar nuk duhet të iu frikësohen transparencës”.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Nehat Idrizi tha se lufta kundër korrupsionit nuk duhet të jetë retorikë boshe e institucioneve, por duhet të bëhet në baza ditore.
“Gjyqësori është një nga mekanizmat e sistemit të ligjit që shpesh kritikohet si jo transparent dhe efikas. Duke qenë se qëndroj në krye të institucionit mund të them se nuk jam plotësisht i kënaqur në punën e gjykatave tona”.
“Lufta kundër korrupsionit nuk duhet të jetë retorik boshe nga institucionet por duhet të jetë një aktivitet i përditshëm i institucioneve në përgjithësi. Korrupsioni duhet të denoncohet kudo që paraqitet pavarësisht pozitës dhe hierarkisë së subjekteve të përfshira në vepra korruptive. Ka një shpërpushje të madhe në mes të aktakuzave që ngiten me numrin e aktgjykimeve dënuese që lëshohen me këto raste”.
Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj falënderoi ambasadorin britanez për mbështetjen duke shtuar se institucionet e Kosovës do të duhet të punojnë më shumë.
Ndërsa Hilmi Jashari, Avokat i Popullit renditi problemet që sipas tij, janë shqetësuese, raporton EO.
Sipas tij, rishikimi i shpeshtë i legjislacionit si dhe proceset e tejzgjatura gjyqësore, kanë pamundësuar rezultatet konkrete.
“Njëra prej problemeve është rishikimi i shpeshta i legjislacionit në 3 vitet e fundit e kalon shkallën e 50 përqindëshin. Problemi numri një mbetet ende zvarritja e proceseve gjyqësore, për të përfunduar një proces gjyqësor duhesh me prit mesatarisht 8.5 vite”.