Oda Amerikane dhe MPMS ndërtojnë katër shtëpi për familjet në nevojë

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 11:12 | Nga

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) kanë finalizuar projektin për ndërtimin e shtëpive për katër familje të komunave të Kosovës.

Ky projekt është iniciuar nga Oda Amerikane,  e cila ka arritur të mbledh 30,000 Euro nga kompanitë anëtare, dhe institucionet vendore dhe ndërkombëtare përmes organizimeve të ngjarjeve të ndryshme, ndërsa Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale i është bashkuar një projekti të tillë duke kontribuar me po të njëjtën shumë.

Ministri i MPMS-së Arban Abrashi përgëzoi Odën Amerikane për një iniciativë të tillë, duke theksuar se aktivitete të tilla duhet të vazhdojnë edhe në të ardhmen, në mënyrë që të ndihmohen dhe mbështeten familjet në nevojë.

Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin me ministrinë dhe komunat përkatëse në shtyrjen përpara të këtij projekti që synon të ofrojë mirëqenie për familjet në nevojë.

Familjet e përzgjedhura janë nga Peja, Skenderaj, Lipjani dhe Mitrovica, dhe ndërtimi i shtëpive do të fillojë sapo të përzgjidhet kompania ndërtuese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme