Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), në kuadër të aktiviteteve të saj bamirëse, ka vizituar Institutin Special të Shëndetit Mendor të Shtimes, ku ka dhuruar rroba për banorët e këtij instituti. “Aktivitetet të cilat kanë për qëllim përkrahjen e kategorisë së shoqërisë e cila gëzon më së paku mbështetje dhe gjithpërfshirje, është e një rëndësie […]
Oda Amerikane dhuron veshje për Institutin Special në Shtime

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), në kuadër të aktiviteteve të saj bamirëse, ka vizituar Institutin Special të Shëndetit Mendor të Shtimes, ku ka dhuruar rroba për banorët e këtij instituti.
“Aktivitetet të cilat kanë për qëllim përkrahjen e kategorisë së shoqërisë e cila gëzon më së paku mbështetje dhe gjithpërfshirje, është e një rëndësie të veçantë për mirëqenien e tyre”, thotë OEAK, nëpërmes një komunikate shtypi.
Kompanitë anëtare të Odës Amerikane të cilat kanë dhënë kontributin e tyre përmes dhurimit të rrobave janë: NLB Banka, Spitali Amerikan, PwC, Ferronikeli, Rikon, Recura Financials dhe stafi i Odës Amerikane.
Ky është viti i tretë që Oda Amerikane dhuron rroba për Institutin Special të Shtimes, aktivitet ky fillimisht i inicuar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.











