Oda Amerikane diskuton me kompanitë e sigurimeve për heqjen e taksës prej 5%

Partesh | 21 Pri 2017 | 13:32 | Nga

Oda Amerikane ka organizuar takim me kompanitë e sigurimeve dhe Drejtorin e Departamentit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Bankën Qendrore të Kosovës, Nexhat Miftari.

Tema kryesore e këtij takimi ishte praktika diskriminuese e mënyrës së tatimimit që po i’u bëhet kompanive të sigurimeve, duke i ngarkuar me një taksë prej 5% në të hyra.

Gjatë këtij takimi përfaqësuesi i BQK-se u shpreh se BQK tanimë e ka biseduar këtë çështje me institucionet publike relevante dhe po ashtu Fondin Monetar Ndërkombëtar, dhe se ka vullnet për të ndryshuar këtë ligj.

Gjatë takimit po ashtu u theksua se presioni ndaj Ministrisë së Financave dhe aktorëve tjerë duhet të shtohet në mënyrë që ky ndryshim të ndodhë sa më parë.

Oda Amerikane u shpreh e gatshme për të ndihmuar në shtyrjen përpara të këtij procesi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme