Në kuadër të fushatës #Vajzatnëtik22, Oda Ekonomike Amerikane (OEAK), ka mbajtur panel diskutimi me temën “Përforcimi i fuqisë së vajzave në teknologji”, ku pjesëmarrës ishin disa vajza të shkollave fillore “Faik Konica” e “Dardania”, të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.
Gjatë këtij diskutimi, vajzat patën mundësinë të flasin për mundësitë që kjo industri u ofron vajzave.
Shpresa Kika nga organizata “Sutherland”, tha se stafi i tyre prej 300 personave, përbëhet nga 40 për qind gra.
“Prej fillimit kur e kemi hap përfaqësinë ka ndërrruar shumë trendi. Përveç teknologjisë më ka bërë përshtypje edhe fakti i njohjes së gjuhëve të huaja. Përveç ICT-së kanë qenë në gjendje me fol gjuhën edhe pse s’kanë qenë kurrë në ato vende, si gjermanishten, etj. Na për momentin i kemi 300 persona staf prej tyre rreth 40 për qind janë femra”, tha ajo.
Drenusha Ymeri nga “Litera”, tha se trendi i rritjes së interesimit të vajzave në këtë industri.
Zana Curri nga kompania “Radix”, tha se vajzat që zgjedhin të studiojnë në inxhinieri, e kanë të sigurt vendin e punës
“Kur kam filluar me punu kam qene veç unë vajzë. Tash në ekipin prej 7 vetave unë i kam 5 vajza e 2 djem. Unë mendoj që vajzat janë pak ma të përkushtuar ndaj secilit send sepse i këqyrim punët me zemër për qatë mundemi me arrit shumë ma shumë. Unë jam e sigurt që 80 për qind e atyre që e kryejnë në inxhinieri e kanë të sigurt vendin e punës”, tha ajo.