Oda Ekonomike e Kosovës anëtarësohet në SRCIC

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 12:58 | Nga

Në kuadër të sukseseve të njëpasnjëshme të Odës Ekonomik të Kosovës (OEK) në anëtarësim dhe ndërkombëtarizimin e ekonomisë kosovare, OEK është anëtarësuar në Silk[i] Road Chamber of International Commerce (SRCIC)/ Oda e Rrugëve të Mëndafshit të Tregtisë Ndërkombëtare, me seli në Hong Kong.

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me këtë rast ka deklaruar se falë angazhimit dhe kontributit të dhënë në përfaqësimin e interesave të komunitetit të biznesit të Kosovës dhe njohjen e tij nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare OEK ka arritur që pas anëtarësimit në Eurochamber dhe Odën Ekonomike Ndërkombëtare të anëtarësohet edhe në një asociacion të rëndësishëm të komunitetit ndërkombëtar të biznesit.

“Silk[i] Road Chamber of International Commerce (SRCIC)/ Oda e Rrugëve të Mëndafshit të Tregtisë Ndërkombëtare është një organizatë ndërkombëtare jo-qeveritare, që ka për qëllim të nxisë rilindjen e “rrugës së mëndafshit” (Silk Road) dhe të mundësojë pjesëmarrjen e bizneseve në investime dhe tregti, e cila është iniciuar bashkërisht dhe themeluar në Hong Kong, Kinë nga Grupi Ndërkombëtar Da Tang Xi Shi dhe disa Oda Ndërkombëtare të Tregtisë përgjatë “Rrugës së Mëndafshit”, me mbështetjen e Federatës Botërore të Odave (WCF) dhe Odës së Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës (CCOIC)”, tha kryetari Gërxhaliu.

SRCIC erdhi si koncept i hapjes, përfshirjes, zhvillimit dhe vizionit për globalizimin, synimi i së cilës është të ndërtojë një platformë shërbimi dhe mekanizmin bashkëpunues të barazisë, efikasitetit dhe praktikave.

Anëtarësimi është i hapur për mbi 100 Oda të industrisë dhe tregtisë në të gjithë botën.

SRCC synon të kontribuojë në rritjen e harmonizuar dhe lirinë e tregtisë ndërkombëtare duke ndjekur parimet “Paqe dhe Bashkëpunim, Hapje dhe Përfshirje, Mësim i Përbashkët, Përfitime Reciproke dhe Win-Win situate”.

OEK - certifikate

 

Të ngjashme