Martin Odegaard do të largohet nga Real Madridi. Mediat spanjolle kanë raportuar të premten se sulmuesi i krahut është një hap larg transferimit tek Arsenali.
Klubi londinez thuhet se ka arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe mbetet vetëm marrëveshje me klubin spanjoll.
Odegaard nuk ka arritur ta bindë trajnerin Zinedine Zidane, i cili nuk llogarit në shërbimet e norvegjezit.
22-vjeçari do të huazohet te londinezët me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.
Për Odegaardin interesim kishin shprehur edhe Real Sociedadi dhe Sevilla.