Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka anuluar të gjitha aktivitetet e saj publike, si masë për parandalimin e koronavirusit. Kjo odë ka njoftuar se anulimi vlen deri në një njoftim tjetër. “Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë për masat parandaluese kundër COVID-19, ju informojmë se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po anulon të […]
OEAK anulon të gjitha aktivitete, si masë parandaluese për Coronavirusin

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ka anuluar të gjitha aktivitetet e saj publike, si masë për parandalimin e koronavirusit.
Kjo odë ka njoftuar se anulimi vlen deri në një njoftim tjetër.
“Në zbatim të vendimit të fundit të Qeverisë për masat parandaluese kundër COVID-19, ju informojmë se Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë po anulon të gjitha aktivitetet e saj publike deri në një njoftim të ardhshëm, përfshirë ngjarjen Ekonomia me Dinamikë të Shpejtë – Forum me Kryeminstrin (12 mars 15.00)”, thuhet në komunikatën për medie.











