OEIK-u dhe ARBK-ja me memorandum mirëkuptimi

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 16:01 | Nga

Oda Ekonomike Italiane për Kosovë (OEIK) ka nënshkruar sot Memorandum mirëkuptimi me Agjencinë pёr regjistrimin e bizneseve tё Kosovёs (ARBK).

Ky Memorandum i mirëkuptimit shërben si bazë për bashkëpunim afatgjatë në shkëmbimin e informatave që mund të ndihmojnë krijimin e lehtësirave procedurale për rritjen e investimeve të huaja në Kosovë dhe rritjen e bashkëpunimit të kompanive kosovare dhe atyre italiane.

Duke qenë se Oda Ekonomike Italiane për Kosovën është pikëtakim për investitorët potencial dhe afaristët që operojnë në Kosovë dhe Itali, ajo ka për mision stimulimin e bashkëpunimit të bizneseve midis dy vendeve.

OEIK-u promovon dhe inkurajon shkëmbimet dhe iniciativat e biznesit, si dhe bashkëpunimin teknik, ekonomik dhe tregtinë ndërmjet Italisë dhe Kosovës.

Oda Ekonomike Italiane për Kosovën përfaqëson ekonominë italiane në Kosovë dhe interesat e saj në çështjet ekonomike, për të promovuar dhe forcuar raportet ekonomike ndërmjet Italisë dhe Kosovës, dhe bashkëpunon me të gjitha institucionet e Kosovës ne krijimin e lehtësirave të bërjes biznes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme