OEK angazhohet për kufizimin e importit të automjeteve të vjetra

Prishtinë | 10 Dhj 2016 | 12:47 | Nga

Duke vlerësua ndikimin e gazrave nga automjetet e përdorura në ndotjen e ambientit, Oda Ekonomike e Kosovës angazhohet për ndryshimin e legjislacionit dhe kufizimin e importit të automjeteve të përdorura.

Ndotja e ambientit në vendin tonë, sipas ekspertëve të ekologjisë përveç faktorëve tjerë shkaktohet edhe nga numri i madh i veturave të vjetra të importuara nga jashtë.

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të ndryshon vendimin mbi kushtet e importit të automjeteve dhe që të përcakton që në Kosovë nuk mund të importohen automjete të vjetra me dhjetëra vjet, siç është aktualisht, raporton Ekonomia Online.

“Në konsulta me ekspertët e këtij lëmi duhet përcaktuar kufirin e viteve të automjeteve të përdorura të cilat mund të importohen. Proceseve ekonomike në të cilat pretendon të avancoj Kosova nuk ju behët nder nëse ne shndërrohemi në vend të mbeturinave metalike të importuara nga jashtë, në rastin konkret veturave të vjetra”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.

Njëkohësisht Oda angazhohet që me legjislacionin të përcaktohet lartësia e taksës ekologjike e cila paguhet me rastin e regjistrimit të automjeteve varësisht nga viti i prodhimit të automjetit dhe të mos lejohet regjistrimi i automjeteve të cilat e kanë nivelin e gazrave mbi atë të lejuar me legjislacion.

OEK gjithashtu kërkon që mjetet që grumbullohen nga taksa ekologjike të shfrytëzohen ekskluzivisht për nevojat e mbrojtjes së ambientit dhe që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të punon që në afat sa më të shkurtër të propozoj që Qeveria të themelon Fondi për mbrojtjen e ambientit.

Të ngjashme