OEK dhe Komuna e Prishtinës me grup komunikimi

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 13:17 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës dhe Oda Ekonomike janë pajtuar për një memorandum komunikimi, në mënyrë që të adresohen të gjitha çështjet që ndërlidhen me zhvillimin ekonomik.

Ideja doli nga takimi i mbajtur në Prishtinë mes kryetarit të Komunës, Shpend Ahmeti dhe atij të OEK-ut, Berat Rukiqi.

Në konferencën pas takimit, Ahmeti tha se në grupin e komunikimit do të adresohen çështjet me interes për sektorin privat dhe lobimi për ndryshimet e nevojshme në legjislacion, raporton Ekonomia Online.

“Fusha që kërkon komunikim është fusha e ndërtimtarisë. Procedurat e lejeve që po mundohemi t’i përmirësojmë dhe t’i lëhtësojmë investimet. Shoqata e dytë është ajo e gastronomisë. Sot u dakorduam shumë shpejt  të nënshkruajmë memorandum për komunikim”.

Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, ndërkaq, theksoi rëndësinë për partneritet të qëndrueshëm me Komunën e Prishtinës dhe krijimin e një trupe për t’i trajtuar problemet e zhvillimit ekonomik, raporton EO.

“Është komuna me kontributin më të madh në GDP, krijimin e vendeve të punës. U përmendën sidomos gastronomia, por edhe sektori i ndërtimit. Ekzistojnë hapësira që në legjislacion të gjenden mekanizma që i stimulojnë investimet në komuna, sidomos në Prishtinë”.

Ai tha se duhet që komunës t’i jepet hapësirë për dhënien në shfrytëzim të pronave, sepse kjo, sipas tij, nxit investimet e jashtme.

“T’i jepet hapësira komunës në dhënien në shfrytëzim të hapësirave që mund të nxisin investime. Elementi kyç që evropianët e shikojnë është toka. Do të lobojmë që ndryshimet ta kenë parasysh këtë element kyç për nxitjen e investimeve.

Rukiqi shtoi se nuk janë kundër zonave ekonomike si model po të atyre qe mund të krijohen pa studim fizibiliteti.

“Ajo që mund të nxisë investime në këto zona është toka. Zonat ekonomike duhet më pas infrastrukturën fizike por edhe atë të butë, biznesore, lehtësira fiskale. Nëse vazhdojmë me krijimin e zonave ekonomike mund të përfundojmë në një situatë që shumë prej tyre mos të jenë funksionale”.

Të ngjashme