OEK shënon 11-vjetorin e bashkëpunimit me Odën Zejtare Gjermane

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 12:22 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda e Ekonomike e Kosovës (OEK) sot ka shënuar 11-vjetorin e bashkëpunimit me Oden Zejtare nga Dortmundi i Gjermanisë.

Marrëdhëniet e mira bashkëpunuese që ka Kosova me shtetet e perëndimit gjithmonë kanë forcuar cilëndo fushë veprimtarisë që kanë prekur, u theksua në këtë aktivitet.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se bashkëpunimi i me Odën Zejtare Gjermane ka sjellë rezultate të mira dhe se si rrjedhojë e këtij bashkëpunimi është hapur edhe Shkolla e Lartë Profesionale “Shtjefën Gjeçovi”.

“Besoj që njëjtë duhet të karakterizohen veprat dhe si partnerë që jemi, kemi arsyeje për të festuar, sepse po ndërtojmë të ardhmen e Kosovës. Kosova i ka pesë objektiva të cilat janë: Evropa, ekonomia, energjia, arsimi dhe ambientalizmi. E këto objektiva më së miri i kemi mësuar nga Oda Zejtare e Dortmundit”.

“Gjithashtu nga miqtë gjermanë mësova që në Ballkan flitet për integrime evropiane, kurse në Gjermani flitet për integrimin ekonomik… Një shtet që të fal edukimin dhe të mëson punën profesionale të dëshiron të ardhmen e garantuar”, ka thënë kryetari Gërxhaliu.

Kryetari i Odës Zejtare Gjermane, Berthold Schroder, ka thënë që Kosova ka bërë progres të madh nga paslufta.

“Kemi filluar me një marrëveshje në vitin  2006 mes odës tonë dhe Odës Ekonomike të Kosovës me qëllim që të ofrohet zhvillim dhe po ashtu të forcohet Oda e Kosovës, me qëllim që pjesë e saj të jenë edhe bizneset e mëdha dhe të vogla. Besoj që Oda e Dortmundit dhe e Kosovës kanë  ecur përpara, gjithashtu edhe arsimi profesional ka qenë i suksesshëm”.

“Të dy palët jemi të interesuar që të rinjtë të marrin mësim profesional në mënyrë që të arrijnë suksese. ‘Shtjefën Gjeçovi’ është nisma jonë e parë e rezultatet janë të suksesshme në fushën e ekonomisë dhe të saldimit… Kemi arritur që 25 nxënës të rinj t’i marrim në Dortmund”, ka thënë Schorder, i cili kishte ardhur për herë të parë në Kosovë.

Interesimin për të ngushtuar sa më shumë bashkëpunimin me miqtë ndërkombëtar e shprehu edhe zëvendësministrja e Arsimit, Shkencë dhe Teknologjisë, Anila Statovci, duke thënë që Kosova është me fat që ka Gjermaninë mike.

Ajo tha se të investosh në arsim është e rëndësishme, pasi sipas saj, arsimi është themeli dhe kulmi i një shoqërie.

“Arsimi është themeli dhe kulmi për një shoqëri, çdo gjë fillon dhe mbaron në arsim. Shtylla që e mban një shoqëri është arsimi dhe sukseset më të mëdha dhe arritjet e një shteti janë nëpërmjet arsimit dhe pikërisht për këtë është i rëndësishëm bashkëpunimi që marrin nga ju. Gjermania ka një sistem dual të arsimit dhe Kosovës ky sistem i është i domosdoshëm”, tha zëvendësministrja Statovci gjatë fjalimit të saj duke thënë që pasuria më e madhe e Kosovës janë të rinjtë.

safet-gerxhaliu oek-oda-gjermane

Të ngjashme