Oficerët e FSK-së janë trajnuar për të kryer misione me dornët “Bayraktar TB-2”

Prishtinë | 18 Kor 2023 | 14:31 | Nga Hana Lohaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oficerët e FSK-së janë trajnuar për të kryer misione me “Bayraktar TB-2”, i tha Ekonomia Online, Bedri Elezi, njohës i sigurisë.

Ai thotë se Bayraktari është një ndër dronët më të sofistikuar në botë, dhe mund të operojë dhe të mbrojë në të gjithë territorin dhe kufijtë e Kosovës pa asnjë problem.

Elezi u shpreh se FSK-ja ka nevojë edhe për mjete ajrore edhe për pajisje të tjera luftarake. Ai pohon se ushtarët e FSK-së duhet të marri pjesë në operacionet e NATO-s në mënyrë që të bëhet pjesë e Aleancës.

“Në fakt ishte lajm i mirë blerja e dronëve nga Turqia, këto flutarake janë specialë dhe treguan një sukses të jashtëzakonshëm në luftën në Ukrainë. Padyshim që prodhuesi, në këtë rast  shitësi i këtyre mjeteve apo dronëve i ka trajnuar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të përdorur këta dronë dhe kujtoj se janë absolutisht personat kompetentë të cilët kanë kryer trajnimet e nevojshme për të për përdorimin e tyre, që ndryshe quhen edhe pilotë, pavarësisht se këto pilotohen pa pilotë, por ata pilotohen nga toka, nga personat që kanë kapacitetet e mjaftueshme”.

 “Sa i përket asaj se a ka nevojë Forca e Sigurisë së Kosovës për pajisje të tjera luftarake, qofshin ato flutarake apo pajisje të tjera të rënda luftarake; po padyshim se po, FSK-ja është duke u përgaditur që të jetë anëtare e NATO-s, një strukturë e sigurisë e cila në të ardhmen do të garantojë sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ne jemi të vetëdijshëm që sot sovranitetin e Republikës së Kosovës e garanton NATO përmes KFOR-it si forcë e cila është e stacionuar në Republikën e Kosovës por që Kosova duhet të mendojë që në të ardhmen FSK-ja të jetë anëtare e NATO-s poashtu të shërbejë në nevojat që ka NATO apo në operacionet që NATO zhvillon në vendet e tjera në rajon dhe ndoshta në të ardhmen mund të kemi veprime edhe në Kosovë”.

Me shpejtësi rreth 220 kilometra në orë, droni turk në qiell mund të fluturojë mbi 27 orë pa ndërprerë. Droni shkatërron tanke, mjete të blinduara, e sisteme anti-raketore.

Të ngjashme