Oficerët e Malit të Zi që po e pengojnë Serbinë

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 15:25 | Nga

Ushtria e Malit të Zi dhe anëtarësimi i tij në NATO po e pengon shumë Beogradin, transmeton Koha.net.

Zemërimin më të madh ndaj eprorëve ushtarakë malazezë, zyrtarët serbë, por edhe krerët e Kishës Ortodokse serbe, e kanë shfaqur në fillim të muajit të shkuar kur nga Podgorica u kumtua se dy oficerë malazezë do të vinin në Kosovë për të shërbyer në misionin e KFOR-it.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin atëherë pati thënë se dërgimi i dy ushtarëve malazezë në misionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë ka të bëjë me mbrojtjen e pavarësisë së Kosovës dhe jo me mbrojtjen e serbëve.

Ai tha se vendimi i tillë i Podgoricës, pa u konsultuar me Serbinë, “nuk është akt miqësor”.

Sot me oficerët malazezë është nervozuar edhe shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq të cilët dje, sipas gazetës së Beogradi “blic”, merrnin pjesë në kremtimin e 23 vjetorit të operacionit kroat “Oluja” kundër forcave agresive të Serbisë.

Ai ka thënë se nuk ka kuptuar pse nën mbishkrimin “Për atdhe të gatshëm” ka qëndruar oficeri malazez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme