Oficeri i FSK-së përfundon me sukses të lartë trajnimin në Gjermani

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 16:14 | Nga Ekonomia Online

Oficerë të FSK-së po arrijnë të kenë suksese në akademitë ushtarake në botë.

Në përfundim të këtij viti, FSK-ja ka treguar arritje të shumta në fushën e ngritjes profesionale dhe të karrierës.

Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kapiten Dhurim Shemsedini ka përfunduar me sukses trajnimin e karrierës “Company Commander Course” në Republikën e Gjermanisë ku është trajnuar në fushën e udhëheqjes së kompanisë duke u vlerësuar me shërbim shembullor, gjithashtu pjesëtarët e FSK-së, Vildane Tmava dhe Besnik Behrami kanë diplomuar me sukses të lartë trajnimin për oficerë në Akademinë Ushtarake të Izmirit në Republikën e Turqisë.

“Forca e Sigurisë së Kosovës po ngrit standardet e saj në nivelin e vëndeve të NATO-s, duke treguar kështu përkushtimin e secilit pjesëtar me pjesëmarrjen e tyre në shkollime, edukim e trajnime dhe duke treguar rezultate të larta në secilën fushë ushtarake, për të qenë të ndërveprueshëm me partnerët”-thuhet mes tjerash në njoftimin zyrtar.

Të ngjashme