Oficeri i lartë i inteligjencës gjermane akuzohet se i ka treguar sekrete shtetërore Rusisë

Prishtinë | 06 Sht 2023 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Një oficer i lartë i inteligjencës gjermane është akuzuar për tradhti.

Ai dyshohet se i ka treguar Rusisë sekrete shtetërore, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Prokuroria pretendon se i akuzuari ndau informacione rreth luftës në Ukrainë dhe grupit mercenar Wagner, dhe raportet gjermane thonë se këto veprime atij i siguruan rreth 400 mijë euro.

I akuzuar është edhe një gjerman tjetër, i cili dyshohet se ka kryer detyrën e korrierit.

Të dy burrat mund të përballën me burgim të përjetshëm, transmeton Klankosova.tv.

Të ngjashme