Rrjeti i OJQ-ve “Avonet” në një njoftim për media ka akuzuar ShSKUK në lidhje me konkursin publik të shpallur nga kjo e fundit për Spitalin Rajonal në Ferizaj.
Në njoftim tregohet se “Avonet” gjatë periudhës së fundit kohore ka monitoruar vazhdimisht procesin e përzgjedhjes së infermierëve dhe shërbyesve teknik në këtë Spital, andaj “Avonet”, ka hasur në një varg parregullsish për të cilën kërkon nga ShSKUK-ja ta kthej konkursin në pikën zero.
“Avonet njofton opinionin publikë se të punësuarve në këtë konkurs i kanë të afërmit e tyre brenda këtij Spitali, me vëmendje ka përcjell konkursin e ShSKUK-së lidhur me punësimin e 25 punonjësve në Spitalin Rajonal të Ferizajt. Duke pasur parasysh një nga sektorët më të diskutuar në shoqërinë tonë, kemi pritur që ky institucion do të reflektoi në mënyrë pozitive dhe do të largohet dukuria e nepotizmit, mirëpo për fat të keq edhe në këtë konkurs mbizotëroi nepotizmi dhe punësimi familjar”, thuhet në njoftim.
OJQ “Avonet” ka shprehur shqetësimin më të thellë se si janë pranuar në këtë konkurs të afërmit e zyrtarëve të Spitalit Rajonal të Ferizajt, po ashtu sipas tyre institucioni ShSKUK-ja po vazhdon me një dukuri të trashëguar në procesin e punësimeve familjare.
“Avonet” kërkon nga institucionet përgjegjëse ta marrin me seriozitet dhe ta rikthejnë konkursin në pikën zero, sepse ka elemente të jashtëzakonshme dhe dëshmohet se staf i Spitalit ka punësuar familjar dhe të afërm të tyre duke i ndihmuar në këtë konkurs. Punësimet janë bërë duke filluar nga gruaja, motra, tezja, kushëriri etj”.
“Avonet” kërkon nga ministria e Shëndetësisë dhe nga drejtori i ShSKUK-së ta marrin me seriozitet dhe ta trajtojnë këtë vepër dhe këtë proces në të cilin kanë ndodhur shkelje ligjore sepse këtu cenohet e drejta e konkurrencës dhe cenohet e drejta e profesionalizmit”, përfundon njoftimi.