OJQ-ja serbe që u bastis afër Stacionit policor në Prishtinë: Jemi akuzuar pa bazë

Prishtinë | 08 Shk 2024 | 11:37 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësues të Qendrës për Paqe dhe Tolerancë (CPT), të Radio Gorazhdevcit dhe organizata të tjera serbe të shoqërisë civile në Kosovë, përmes një konference për media, kanë reaguar ndaj aksionit të Policisë së Kosovës në një aneks kapur me objektin e stacionit policor, raporton Ekonomia Online.

Aksioni i Policisë ishte ndërmarrë nën dyshimin për kryerjen e veprimtarive të paligjshme.

Ata, këtë aksion e kanë paraqitur si “shkelje flagrante të lirisë së medieve dhe sulm të drejtpërdrejtë ndaj shoqërisë civile”

Përfaqësuesi i saj, Vlladan Trifiq, tha se janë akuzuar pa bazë se zyra e tyre shërbente për spiunazh.

Sipas Trifiqit, kjo qendër ka ofruar ndihmë mjekësore për disa serbë të moshuar që jetojnë në Prishtinë.

E, Darko Dimitrijeviq nga Radio Gorazhdec, është ankuar për bastisjen e Policisë në Gorazhdec ditë më parë. Ai ka thënë me objektet tjera është bastisur edhe redaksia e tij dhe se, siç pretendon ai, i është marrë edhe vetura për t’iu kontrolluar.

Të ngjashme