OKB: 50 mijë civilë ende të bllokuar në Raqqa

Prishtinë | 18 Kor 2017 | 12:18 | Nga

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësim të thellë për fatin e mijëra civilëve të bllokuar në Raqqa të Sirisë, midis betejës së vazhdueshëm mes Forcave Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA-ja dhe Shtetit Islamik (ISIS).

“Kushtet brenda qytetit raportohet të jenë tejet të tmerrshme, me qasje të kufizuar në ushqim, ujë dhe shërbime themelore për 30.000 deri në 50.000 persona të cilët mbesin të ngujuar në qytet,” ka thënë zyrtari i OKB-së, Farhan Haq.

Forcat e udhëhequra nga SHBA-ja kanë nisur ofensivën për ta kapur Raqqan më 6 qershor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme