Kombet e Bashkuara (OKB) shpreh shqetësimet e thella për gjendjen e 50 mijë sirianëve, shumica e të cilëve fëmijë dhe gra, të cilët janë bllokuar në jug të Sirisë, në kufi me Jordaninë.
Kombet e Bashkuara (OKB) kanë shprehur shqetësimet për gjendjen e 50 mijë sirianëve, shumica e të cilëve fëmijë dhe gra, të cilët janë bllokuar në jug të Sirisë, në kufi me Jordaninë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Sekretariati i Përgjithshëm i OKB-së thuhet se rajoni në kufi me Jordaninë ku ndodhen civilët është i pasigurtë dhe që këtu po realizohen sulme ajrore.
Duke vënë në dukje se disa civilë po përpiqen që të largohen nga rajoni, por në kushtet e shkretëtirave, jeta e tyre po rrezikohet edhe më shumë, në deklaratë thuhet se “Ndjejmë shqetësim të thellë për gjendjen e 50 mijë sirianëve, shumica e të cilëve fëmijë dhe gra, të cilët janë bllokuar në jug të Sirisë, në kufi me Jordaninë.
Duke bërë të ditur se në afërsi të Hadalatit në kufi, 4 mijë persona po përpiqen të mbijetojnë vetëm me miell dhe ujë, në deklaratë iu bëhet thirrje të gjitha palëve që të merren hapat e nevojshëm që mijëra civilë të pambrojtur e të bllokuar në kufi të mos lëndohen edhe më shumë.
Jordania ndan kufi të gjatë prej 375 kilometrave me Sirinë, e cila nga viti 2011 është përfshirë nga lufta civile. Në Jordaninë fqinjë qëndrojnë rreth 1.3 milionë refugjatë sirianë.