OKB dënon sulmin ndaj autokolonës për evakuim në Siri

Prishtinë | 16 Pri 2017 | 11:13 | Nga

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), dënoi sulmin ndaj autokolonës së personave që ishin duke u evakuuar nga Fua dhe Kefreja që gjenden nën rrethim në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e publikuar nga Zyra e Zëdhënësit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, u dënua sulmi i cili kishte shënjestër persona të cilët evakuohen nga Fua dhe Kefreja të Rashidin, që gjendet në perëndim të vendit.

Në deklaratë i është shprehur ngushëllim të afërmeve të personave të vdekur, ndërsa palëve iu bëhet thirrje që të garantohet siguria e atyre që presin të evakuohen.

Për sulmin ku humbën jetën më shumë se 100 persona mes të cilëve civilët në Fua dhe Kefreja, punonjës të Gjysmëhënës së Kuqe të regjimit dhe opozitarëve ushtarakë, ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme