Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka përsëritur thirrjen për të mbajtur të hapur portin Hudayah, e cila kontrollohet nga rebelët huthi në Jemen, pasi ofensivës së nisur nga forcat e mbështetura nga Arabia Saudite.
Sidoqoftë Këshilli ka kundërshtuar thirrjen e Suedisë për ndërprerje të menjëhershme të armiqësive.
Forcat proqeveritare të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga sauditët ka nisur një ofensivë pasi rebelët huthi kanë injoruar një ultimatum për t’u larguar nga porti i qytetit.
Hudayah është pika kyçe prej nga banorët furnizohen me ndihma.
Këshilli i Sigurimit ka mbajtur të enjten takimin me dyer të mbyllura, pas ngritjes së shqetësimeve se luftimet mund të rezultojnë me mijëra viktima dhe mund të shkaktojnë krizë më të thellë humanitare.
Rebelët huthi kanë pushtuar kryeqytetin Saana dhe zona tjera në veriperëndim të Jemenit në fund të vitit 2014.
Në mars të 2015-ës, Arabia Saudite dhe tetë shtete tjera me myslimanë sunitë kanë nisur një fushatë ushtarake për të kthyer qeverinë e Abdrabbuh Mansour Hadit sërish në pushtet.