OKB-ja thotë se viti 2023 ishte më vdekjeprurësi për palestinezët në Bregun Perëndimor

Prishtinë | 16 Dhj 2023 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se viti 2023 ishte viti më vdekjeprurës për palestinezët në Bregun Perëndimor, që nga viti 2005.

Sips Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, nga 1 janari deri më 15 dhjetor 2023 janë vrarë gjithsej 477 palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor.

Organizata shtoi se dy të tretat e viktimave palestineze në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori kishin ndodhur gjatë “kërkimit dhe arrestimit” dhe operacioneve të tjera të kryera nga forcat izraelite, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Bëhet e ditur se rritja e sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor nisi pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor, ku mesatarja javore e incidenteve nga 7 tetori u rrit në 35m nga 21 incidente në javë midis 1 janarit dhe 6 tetorit 2023.

Të ngjashme