Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se si pasojë e përmbytjes së dy varkave me refugjatë në Detin Mesdhe janë zhdukur 245 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Komisariatit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Cecile Pouilly, në konferencën për media të organizuar në Zyrën në Gjenevë, njoftoi se që nga viti i ri e deri më tani kanë humbur jetën më shumë se 1.300 refugjatë në Detin Mesdhe në përpjekjet e tyre për të kaluar në Evropë.
Pouilly, të premten e kaluar tha se në ujërat e ishullit italian të Sicilisë është përmbytur një gomone ku janë zhdukur 82 refugjatë ndërsa 50 persona të shpëtuar janë dërguar në qytezën Pozzallo.
Ajo më tej duke theksuar se të dielën një varkë tjetër është përmbytur në Libi ku si pasojë e kësaj janë zhdukur 163 persona, tregoi se zyrtarët e Rojes Bregdetare kanë shpëtuar 7 persona.
Pouilly theksoi se janë të shqetësuar nga jeta e 245 refugjatëve të zhdukur në të dy aksidentet.
Ndërsa Zëdhënësi i Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), Joel Milliman, tha se numri i refugjatëve të arritur në Evropë nëpërmjet Detit Mesdhe mes 1 janar dhe 7 maj ka arritur shifrën 50 mijë, numër i cili në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka qenë 187 mijë e 569.