Rusia nuk lejoi që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të dënojë provën e fundit raketore të Koresë së Veriut, edhe pse Kina e mbështeti deklaratën e hartuar nga ShBA-ja.
Propozim-deklarata do të kërkonte nga Koreja e Veriut që “të mos kryejë më teste bërthamore” dhe të ndalojë lëshimin e raketave.
Phenjani, në fundjavë, ka bërë një provë të dështuar raketore.
Rusia tha se deklarata duhej të përfshinte nevojën e arritjes së një zgjidhjeje përmes dialogut.
Koreja e Veriut ka shpeshtuar provat e saj bërthamore dhe rakterore, kohëve të fundit, pavarësisht sanksioneve nga OKB-ja, raporton Evropa e Lirë.
Qëllim i saj është të ketë kapacitet për të vënë kokat bërthamore në raketa balistike ndërkontinentale, të cilat mund të arrijnë caqe në gjithë botën, përfshirë ShBA-në.